Pak vizitorë në fshatin e plakut të Vitit të Ri, Babagjyshi kërkon distancim

Nga banesa e tij, në Finlandën Veriore, babagjyshi u kërkoi njerëzve të sillen mirë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social. Fshati në rrethin arktik po mirëpret më pak vizitorë këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Fshati i plakut të Vitit të Ri, në Rrethin Arktik do të ishte i mbushur me njerëz në këtë periudhë të vitit. Por pandemia e Covid-19 i ka mbajtur larg vizitorët, dhe ata pak që kanë ardhur për të parë Babagjyshin e Krishtlindjeve në banesën e tij, i morën përshëndetjet pas xhamit plastik.LAJME TË NGJASHMEDhj 21, 2020

Pavarësisht vështirësive të2020-ës, Babagjyshi u përpoq të siguronte fëmijët e shqetësuar dhe familjarët e tyre se përgatitjet po shkonin mirë, ndërsa u kërkoi njerëzve të zbatojnë rekomandimet shëndetësore dhe rregullat e distancimit social.StrugaLajm

“Përshëndetje të gjithëve. Disa fëmijë kanë qenë të shqetësuar lidhur me Krishtlindjet e këtij viti për shkak të situatës aktuale në votë. Mund tiu them se përgatitjet këtu në rrethin arktik po shkojnë shumë mirë. Por të gjithë ne duhet të sillemi mirë dhe të ndjekim rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë. Mund të gjejmë mënyra të reja për të qenë pranë miqve dhe të dashurve”. Mijëra njerëz nga e gjithë bota, mbërrijnë çdo vit në Rovaniemi, në Lapland të Finlandës Veriore për të vizituar Santën dhe drerët e tij, para se ata të nisin udhëtimin rreth botës. Por ndërsa vizitorët këtë vit janë më të paktë në numër, letrat që mbërrijnë nga fëmijët në të gjithë globin vijojnë të jenë të shumta.StrugaLajm


Loading...
loading...