Po lahej në liqen, vdes papritur i moshuari

Një 80-vjeçar është nxjerrë i pajetë nga liqeni në Pogradec, pasditen e sotme.

Policia njofton se në liqenin e Pogradecit, është kërkuar ndihmë për shtetasin K.A, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Bregas-Maliq, i cili ka qenë duke u larë.Pas marrjes të njoftimit, në ndihmë të K.A., është nisur një motorskaf i shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec. I moshuari, pas nxjerrjes në breg, nuk ka dhënë shenja jete. Nga të dhënat paraprake rezulton se viktima ka qenë i shoqëruar me vëllanë e tij, ku së bashku me këtë të fundit në mesditë, janë larë disa herë të tjera në liqen.Trupi i pajetë i K.A., është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit, nga ku priten të dalin edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...