Po na vrisni për së dyti’! Apeli i prindërve të shqiptarit të vrarë në SHBA (Foto)

Një tragjedi ka goditur familjen Mukaj në Tirane, ku para disa ditësh djali i tyre Merlos Mukaj 21-vje?, student në Filadelfia të SHBA është vrarë në rrugë nga Joseph Howanski, 24 vjeç.

Të kontaktuar nga “dritare.net”, prindërit e 21-vje?arit Shpëtim dhe Mimoza Mukaj, duke marrë shkas nga disa media që kanë shkruar se familja kërkon ndihmë financiare për të sjellë trupin e tij në Shqipëri, luten të mos shpërndahen lajme të tilla të pavërteta, sepse sipas tyre kjo është fyese, e rende dhe po i vret ata për së dyti.

E vetmja gjë që kërkojnë familjarët, është drejtësia për atë që e vrau pabesisht djalin e tyre i cili ishte student i shkëlqyer në Filadelfia.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...