Po u vardisen shqiptarëve për vota në Maqedoni?!

Ditëve të fundit është shtuar ky aksion nga të dyja partitë më të mëdha maqedonase.

Derisa LSDM ka dëshmuar për disa aktivitete dhe hapjen e saj ndaj shqiptarëve, duke i përfshirë edhe në kreun e partisë, por edhe në poste qeveritare, VMRO-DPMNE tani po mundohet përmes krerëve të saj të shpreh mendime edhe më ndryshe ndaj shqiptarëve, edhe pse kjo parti tanimë del hapur kundër gjuhës shqipe.

Ilija Dimovski eksponenti i kësaj partie ditë më parë tha se dikush i ka bërë si delja e zezë, sa i përket raportit me shqiptarët.StrugaLajm

“Unë jam i vetëdijshëm se shqiptarët e kanë trashiguar një ndjenjë të qenurit të përjashtuar nga shteti. Kjo për shkak se së pari,  në periudhën e jetimit në Jugosllavi por edhe në periudhën e tranzacionit, kur shqiptarët nuk ishin pjesë e privatizimit, kur shqiptarët nuk ishin pjesë e administratës, kur shqiptarët nuk ishin të punësuar në ndërmarrjet shtetrore dhe publike, dhe këtë shteti duhet ta ketë parasysh si përgjegjësi. Por, duhet të zgjidhen problemet konkrete paraprakisht, duhet të sigurohet një ardhmëri më e mirë  për të rinjtë këtu në Maqedoni dhe jo në Zvicër, Gjermani apo Australi. Për këtë arsye ne do të jemi të kujdesshëm por do të vazhdojmë politikën e ofrimit të zgjidhjeve konkrete sepse unë me krenari disa herë kam thënë dhe po e përsërisë, se më së shumti projekte edhe për shqiptarët në Maqedoni, projekte konkrete në aspektin e ndërtimit të shkollave, rrugëve, sistemeve të ujit, kanalizimit, vende të punës, fabrika të reja, ka bërë VMRO-DPMNE. Problemi jonë është se lejuam të futemi në kampanjë negative, lejuam të na ngjyrosin si “djajë të zi” dhe me këtë mënyrë shqitparët të drejtohen të votojnë për parti që janë kundër VMRO-DPMNE. Ky është lëshimi ynë, ne nuk arritëm të prekim deri te shqipëtarët e rëndomtë, të bisedojmë të tregojmë se ç’farë kemi bërë, të tregojmë se çfarë mendimesh kemi, ç’farë persona jemi, por mundohemi që në këtë periudhë këtë ta tejkalojmë dhe të përmirësohemi.”, ka theksuar Dimovski.

In : Aktuale

Loading...
loading...







©