Po vjen dëbora në Maqedoni

Drejtori për Punë Hidro Meteorologjikë për nesër paralajmëron reshje të shiut, posaçërisht pasdite dhe në orët e natës kur reshjet lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme, mbi 30 litra në metër katror dhe vende-vende të shoqëruara me bubullima. Në male reshjet do të jenë me borë. Do të vazhdojë të fryjë erë e përforcuar e fuqishme nga drejtimi jugor me mbi 70 kilometra në orë me temperatura të larta.

Nga e premtja do të ketë ftohje të konsiderueshme dhe reshjet e shiut në disa vende gradualisht do të kalojnë në reshje të borës. Në male do të formohet shtresë e konsiderueshme e borës.StrugaLajm

Sipas DPHM-së, deri nga mesi i javës së ardhshme do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës me intensitet të ndryshueshëm.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...