“Poçari”, himni për dashurinë e atdheut që rrëqeth çdo zemër

(Poezi nga Dritëro Agolli)

Vajta në Stamboll të bëj pazar,

për kujtim të ble një vazo balte:

Advertisements

– Paqe dhe selam, usta poçar,

Vazon më të mirë po e pate

Paqe dhe selam, usta poçar!

* * *

Vazoja nga dora shkau e ra

Dhe m’u bë njëzet e pesë copë,

Më erdhi rrotull deti Marmara

Dhe m’u hap dyqani turk si gropë,

Më erdhi rrotull deti Marmara.StrugaLajm

* * *

Pa më shau poçari keq turqisht,

Unë e shava shqip e mend i rashë;

Për çudi poçari nuk u ligsht,

Veç dy lot në sytë e kuq i pashë,

Për çudi poçari nuk u ligsht!StrugaLajm

* * *

Mos u çmend ky turk, ky musliman?

Unë e shaj, ai me duar në qafë!

Poçe tjeter mori në dyqan

Dhe më tha: ” Më shaj, për besë, prapë!”

Poçe tjetër mori në dyqan.

* * *

Psheretiu si unë: ” Jam shqiptar,

Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë,

Fjala shqipe s’blihet në pazar,

Në dyqan ka vjet që s’e kam ndjerë,

Fjala shqipe s’blihet në pazar!”

* * *

Ikën nga dyqani burra e gra,

Unë e një poçar e tjetër s’kishte,

Vazot frynte deti Marmara,

Vazove poçari shqip u fliste!


Loading...
loading...