Policët ka 8 vjet pa uniforma të reja

Që nga viti 2008 policët në Maqedoni nuk janë pajisur me uniforma të reja dhe si pasojë, gjendja e uniformave të tyre është e keqe. Policët kohë pas kohe kanë marrë pjesë të uniformës por asnjëherë pas vitit 2008 nuk kanë marr një uniformë të kompletuar. Kryetari i sindikatës së policëve Aco Antovski thotë që gjendja e uniformave të policëve është shumë e keqe.

Uniformat nga viti 2008 apo 2010 nuk janë ndërruar në tërësi aspak. Asnjëri nuk ka marr uniformë të re, çdo herë ka marr një pjesë të uniformës, këtë vit pantallona, vitin tjetër këmishë apo diçka të ngjashme, kështu që komplet uniforma nuk kemi marr një kohë të gjatë. Uniforma është në gjendje të keqe, është shfrytëzuar një kohë të gjatë. Disa nga kolegët i kanë rregulluar vetë edhe në rrobaqepës privat- deklaroi Aco Antovski, Kryetar i Sindikatës së Policëve.

Nga Ministria për Punë të Brendshme pranojnë se uniformat e policisë nuk janë ndërruar për një dekadë dhe se gjendja e tyre është e rëndë.

Situata që gjetëm me cilësinë e pajisjeve të policisë dhe uniformat policore vuri në dukje faktin se është e nevojshme blerja e menjëhershme e të njëjtave, duke pasur parasysh se në segmentin e kushteve elementare të punës së punonjësve të policisë nuk është bërë asnjë investim apo përmirësim pothuajse një dekadë të tërë- bëjnë me dije nga Ministria e Punëve të Brendshme.StrugaLajm

Sindikata e policisë kërkon që të sigurohen ose përmirësohen edhe kushtet elementare në stacionet policore pasi që janë në gjendje shumë të rëndë. Poashtu nga kjo sindikatë thonë se kanë njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për të gjitha problemet me të cilat janë duke u ballafaquar policët.

In : Aktuale

Loading...
loading...