Policët në pension po hanë bukën e taksistëve të ndershëm


Me vrull paralajmërojnë investime të huaja që do të punësojnë 200 deri në 300 veta, ndërsa po lëshojmë mundësinë që për një kohë të shkurtër të punësohen 1500 deri në 2000 taksistë, kanë reaguar nga Grupacioni i auto taksive.

Nëpër rrugët e Shkupit shoferë të taksive janë mbi 5000 taksistë, edhe pse Qyteti i Shkupit ka lëshuar vetëm 2400 licenca.

StrugaLajm

Nga Grupacioni pohojnë se numri më i madh i taksistëve janë pa licenca penzionerë policë dhe persona ushtarak të cilët edhe pse me pensione të larta fitojnë në kurriz të shtetit sepse nuk paguajnë kontribute.

Këto taksistë po e dëmtojnë shtetin dhe qytetin për faktin që nuk po paguajnë kontributet që sillen diku afër 2 milion euro dhe për të qenë më keq ata po i lënë pa punë rreth 1500 deri në 2000 taksistë të cilët do të ishin punësuar, nëse do të ishin larguar taksistët e egër – ka thënë Rajçanovski.

In : Aktuale

Loading...
loading...