Policia arrestoi pesë persona për posedimim të marihuanës

Policia ka arrestuar pesë persona në Shkup për shkak të posedimit të lëndëve narkotike. Aksionet kanë ndodhur nëraste të ndara dhe është konfiskuar lënda e llojit marihuanë. Në afërsi të parkingut te Qendra Sportive “Boris Trajkovski” është privuar nga liria J.P. (26) nga Dibra, sepse gjatë kontrollit të kryer te ai është gjetur marihuanë. Në rrugën “Hristo Tatarçev” është kapur A.J. (27) nga Shkupi. Nëpunësit policorë të SPB Shkup në rrugën “Bllagoja Stefkovski” e kanë privuar nga liria edhe BëK. (40) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer te ai është gjetur lëndë pluhuri. Është arrestuar gjithashtu edhe N.S (29) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer te ai është gjetur marihuanë. Policët kanë privuar nga liria P.P (20) nga Shkupi. Në Komunikatën e MPB-së theksohet se ndaj personave të arretuar do të ndiqen procedurat pëkatëse penale. /SHENJA/

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...