Policia e Ohrit njofton se ka kapur kontrabandues të kafesë

Nga SPB në Ohër njoftojnë se policia kufitare e Rajonit perëndimor, ka ndërprere një zinxhirë të kontrabandimit të kafes nga Maqedonia në Shqipëri.

Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 540 kg kafe e papërpunuar e paketuar në 9 thasë dhe e ngarkuar në 3 kuaj.

Kontrabandimi është vërejtur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Selokuqi të rrethit të Dibrës , pasi kanë pasë informacione paraprake se në këtë rajon zhvillohet një tregëti kontrabandë e organizuar e kafes së paparëpunuar.StrugaLajm

Në këtë veprimtari të palejuar janë përfshirë dy shtetas të Shqipërisë, të cilët kanë hyrë në teritorin e Maqedonisë, kanë ngarkuar mallin dhe kanë tentuar të këthehen në Shqipëri rrugëve ilegale të kufirit maqedono-shqiptar.StrugaLajm

Policia kufitare ka marrë masa plotësuese për zbardhjen e plotë të rastit të kontrabandimit btë kafes në këtë pjesë të kufirit-thuhet në njoftimin e SPB-së në Ohër.

In : Aktuale

Loading...
loading...