Policia e Strugës në aksion të gjërë kontrolli në lokale

Njësia pët Punë të Brendshme Strugë, këtë fundjavë e ka realizuar fushatën parandaluese “Patrulla e lagjes”. Patrullat e përziera të përbëra nga punonjës policie të Njësisë së parandalimit, prindër, përfaqësues të Këshillit të Prindërve, nga sektori arsimor i vetëqeverisjes lokale si dhe nga Qendra për Çështje Sociale, nga ora 22:00 deri në orën 02:00, kanë realizuar një vizitë parandaluese në ambientet e hotelierisë si dhe në vende në hapësirë ​​të hapur ku zakonisht mblidhen të rinjtë gjatë natës dhe shoqërohen. Njëkohësisht një të mituri i është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok dhe një shkop metalik, pas së cilës është thirrur prindi i tij dhe në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Çështje Sociale është zhvilluar bisedë në staciinin e pilicisë . Të mitur janë gjetur në disa lokale hoteliere pas orës 24:00, për këtë arsye ndaj personave përgjegjës dhe juridikë do të ngrihen paditë e duhura . Qëllimi i fushatës është që prindërit të shohin se si janë kushtet ku ata dalin, cilat restorane dhe vende të tjera publike i vizitojnë më shpesh, cilat janë rreziqet e mundshme me të cilat përballen dhe se si punonjësit e policisë praktikisht i zbatojnë kompetencat e tyre policore. Qëllimi i projektit është të forcojë partneritetin ndërmjet policisë dhe qytetarëve nëpërmjet një aksioni të gjerë social, të kontribuojë në rritjen e nivelit të sigurisë, të reduktojë incidentet e mundshme në vendet ku të rinjtë argëtohen, të rrisim ndërgjegjësimin dhe ndërgjegjen e tyre sociale për sjellje të përgjegjshme në objektet hotelierike dhe në vende publike, si dhe të respektohen në mënyrë të vazhdueshme dispozitat ligjore, para së gjithash, nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...