Kujdes, policia e Strugës me paralajmërim për ata që shtien me armë në dasma

Njësia për Punë të Brendshme Strugë filloi me aktivitete të intensifikuara të kontrollit për zbulimin dhe sanksionimin e gjuajtjes me armë zjarri, përdorimin e paautorizuar të fishekzjarrëve dhe përdorimin e mjeteve piroteknike në dasma dhe festa të tjera. Do të kryen kontrolle, masa parandaluese dhe represive për parandalimin e kësaj dukurie të kundërligjshme, që nënkupton prishjen e rendit publik, në festat familjare me gjuajtje të armëve dhe armëve të tjera të zjarrit, shfaqje të paautorizuar të fishekzjarrëve, pra përdorimin e mjeteve të ndryshme piroteknike. Të gjitha aktivitetet e tilla të kundërligjshme do të sanksionohen në mënyrë të duhur me paraqitjen e kallëzimeve përkatëse kundërvajtëse dhe penale.
Të shtënat me armë janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe gjoba për këtë lloj kundërvajtjeje, sipas nenit 31, varion nga 200 deri në 500 euro. Krahas kësaj, në varësi të pasojave, të shtënat me armë mund të përbëjnë edhe veprën penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, për të cilin parashikohet dënim me burg nga një deri në pesë vjet (neni 288 i Kodit Penal).
Kujtojmë se fishekzjarrët e dasmave duhet të denoncohen në staciiobet e policisë apo stacionet e zonës ku organizohen, në varësi të kategorisë së tyre dhe organizatorët duhet të zbatojnë në kohë masat e parashikuara parandaluese. E njëjta gjë vlen edhe për festimet e tjera që do të organizohen në raste të ndryshme.
Apelojmë qytetarët që dasmat dhe festat e tjera familjare t’i festojnë pa përdorimin e armëve, gjë që do të shmangë rreziqet e përdorimit të tyre në jetën e celebruesve dhe do të mundësojë festimin e sigurt të festave familjare. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...