Policia në aksion në Strugë kundër makinave me “xhama të zinj”

Sot në qytetin e Strugës në disa lokacione policia po realizon kontrolle të makinave me theks të veçantë të atyre që janë me xhama të zinj apo të riveshur me foli.SPB-ja në Ohër ka filluar me kontrolle të intensifikuara në automjetet me xhama të zinj apo të riveshur me foli një dukuri që ka qenë më e shpeshtë në rajonin që mbulon ky sektor. Kjo është në kundërshtim me ligjin dhe rrezikon seriozisht sigurinë në trafik,kanë paralajmëruar nga policia.”Në xhamat e makinave nuk duhet të vendosen foli pasqyruese SPB-ja nëpërmjet Stacionit për siguri në Trafik do të vendosi moto-patrolla epërbërë nga policë dhe ekspert nga stacionet e inspektimit teknik të pajisura me tint- pajisjer për të matur nivelin e dritës. Në rast të shkeljes së dispozitave të nenit 360 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, do të shqiptohet kundërvajtje me gjobë në shumë prej 300 Euro ekuivalent denar ‘’informoi para disa kohësh zëdhënësi i SPB-së Stefan Dimovski.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...