Policia publikon pamje nga vendi ku u rrëzua aeroplani “Cesna”

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar pamje nga vendi ku është rrëzuar aeroplani “Cesna”, dje në “Majën e Selanikut”.
Nga ky aksident jetën e humbën katër shtetas të Bullgarisë G.A.B. (1970), K.C.K.B (1972), G.G.B. (2005) dhe B.G.B (2000).

Përfaqësuesit e MPB-së dhe institucioneve tjera kompetente gjatë ditës së sotme kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, dhe siç njoftuan nga Prokuroria më herët, për shkak të terrenit të papërshtatshëm nuk ka kushte për tërheqjen e mbetjeve të aeroplanit.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski mbrëmë në konferencë për shtyp tha se aeroplani “Cesna” për të cilin në orën 16:16 është paraqitur se është humbur në radar, dhe që ka fluturuar nga Ohri për në Sofje, nga pjesëtarët e MPB-së është gjetur diku në ora 19:00 pesë kilometra në veriperëndim nga “Maja e Selanikut”, përcjell Telegrafi Maqedoni.StrugaLajm

Mbetjet e aeroplanit janë gjetur nga ajri, por kushtet për të hyrë kanë qenë të vështira, dhe krahas të gjitha përpjekjeve të arrihet tek aeroplani, kjo mbrëmë ka qenë e pamundur për shkak të terrenit jo të përshtatshëm.StrugaLajm

SPONSORED C

In : Aktuale

Loading...
loading...