Politika e re e gjelbërimit një fluskë sapuni!

Medai Shaholli

Pasi parlamenti i ‘severnës’ shpalli dje park nacional një pjesë të Malit Sharr, lideri integristëve Ali Ahmeti, deklaroi se me këtë ligj u vërtetua edhe njëherë vendimi për jetësimin e politikës sonë të gjelbërt.

“Edhe ky premtim u realizua me votën e sotme në Kuvend të dashur miq. Agjenda e gjelbër është jetë më cilësore për të gjithë ne”, tha ai.

Ai u angazhua se do të mbjellin miliona fidanë për t’i gjelbëruar parqet kombëtare të ‘drzhavës’ si mjedise të rezervuara dhe të mbrojtur nga shteti, duke synuar kështu realizimin e ëndërrës integriste të shpallur kohë më parë për një mjedis të gjelbër anembanë vendit.StrugaLajm

Veprime të fundit qeverisë për ta shpallur një pjesë të Malit Sharr ‘park nacional’ janë lëvizje taktike para zgjedhjeve lokale që bëhen për përfitime politike, kur dihet që kjo qeveri dhe ky koalicion nuk kanë bërë asgjë në mandatin e parë në lidhje me mbrojtjen e ambientit dhe të gjelbërimit.StrugaLajm

Shpallja vetëm e një pjese dhe jo e gjithë teritorit që përfshin Mali Sharr ‘park nacional’, është lojë para elektoratit të Tetovës dhe Gostivarit para zgjedhjeve lokale për t’i joshur shqiptarët e Pollogut me agjenda të gjelbërta.

Ato politika janë perfide dhe nuk zgjidhin paunësinë as nuk mbrojnë ambientin rreth e qark, por vazhdojnë të shfrytëzojnë rrjedhën e lumenjve afër zonës së quajtur ‘park nacional’ për levërdi të tyre përmes mini hidrocentraleve të ngritura apostafat për qëllime përfitimi.

Kjo është politika e re me gënjeshta të vjetra e integristëve hileqarë ndaj shqiptarëve, se me agjendën e gjelbër ata do të ‘ushqejnë’ delet shqiptare në katër vitet e ardhshme me premtime për ‘bar të shijshëm’ në pllajat e Malit Sharr dhe jo hapje të vendeve të reja të punës as një jetë më të mirë për të gjithë.


Loading...
loading...