POLITIKANËT „EUROCREM“

Abdulla Mehmeti

Ata që nuk e njehin përbërjen e një produkti dhe procesin e prodhimit të tij nuk mund ta vlerësojnë cilësinë e tij dhe t’ia caktojnë çmimin.

Ngjashëm, një politikan nuk mund të jetë i suksesshëm në rrethanat aktuale, nëse nuk e ka përjetuar në lëkurën e tij, dhunën, diskriminimin, përbuzjen dhe terrorin e sunduesit; nëse kjo ndjenjë nuk ia ka përshkuar trupin, ndjenjat dhe shpirtin; nuk e ka prekur në lëkurë, në eshtra e damarë, në çdo qelizë të trupit të tij dhe të ketë mbetur edhe më tej i palëkundur, i pathyeshëm, veprues dhe kryengritës.

Shqiptarët në Maqedoni nuk mund t’ia lejojnë vetvetes komoditetin të udhëhiqen nga politikanë që u vjen era „cips“ dhe „eurocrem“!

Do të vinë kohëra më të qeta kur edhe ky tip i politikanëve nuk do ta kenë vështirë të udhëheqin, por aktualisht ata janë të mirë vetëm si votues dhe pjesë e publikut, jo në ballë të proceseve.StrugaLajm

Kur godasin furtuna të mëdha, vetëm pak burra dhe strategë mund t’u dalin përballë, jo edhe çilimitë dhe të pazotët që nuk e dinë veten sa peshojnë dhe cila është forca goditëse e furtunave përballë tyre.

(1.VI.2017)

In : Aktuale

Loading...
loading...