Popovski: Nuk ka krizë nëse nuk zgjedhim president


Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat ish kryetari i Kuvendit dhe ish ministri i financave, Nikolla Popovski tha se nuk mund të kemi krizë të re politike nëse nuk zgjidhet presidenti i shtetit. Ai tha se vendi ka instrument se si duhet vepruar në rast se nuk zgjidhet presidenti në raundin e dytë. Popovski thekson se vendi edhe disa herë më parë nuk ka arritur të zgjedh presidentin me ç`rast kryetari i Kuvendit ka marrë këtë post.StrugaLajm

“Nuk besoj që mund të kemi krizë politike. Vlerësoj se kjo fjalë ka peshë më të madhe sesa vetëm përdorim lakonik të shprehjes. Për fat të mirë, vendi jonë ka instrument nëse nuk zgjidhet presidenti, nuk do të thotë se nuk do të kemi shef të shtetit, president do të jetë kryetari aktual i shtetit si ushtrues detyre dhe do t’i përmbush me kapacitet të plotë të gjitha detyrimet. Ai detyrohet të shpallë për 40 ditë zgjedhje të serishme ku të supozojmë se do të zgjidhet apo do të rigrupohet skena politike që të tejkalohet kjo. Nuk do të jetë hera e parë që kryetari i Kuvendit ta marrë këtë post, ka ndodhur 3-4 herë që ta kryejë këtë funksion nga 30-40 ditë. Nuk besoj që jemi në prag të krizës nëse nuk zgjedhim president, por nëse me mos- zgjedhjen e presidentit dalin pasoja tjera politike përveç emërimit të sërishëm, prishje të shumicës dhe rigrupime, atëherë mund të futemi në një prag të krizës, por duhet të shohim për këtë. E para, kryetari i Kuvendit ka obligim kushtetues, nëse nuk zgjidhet presidenti, në afat prej 40 ditëve të shpallë zgjedhje të reja. Në këtë afat prej 40 ditëve, Kushtetuta s’mund të ndryshojë, që do të thotë se duhet të shpallen zgjedhje tjera për president tjetër, që sipas kalendarit do të mbahen kah fundi i verës sepse kemi veprime parazgjedhore 40 ditë e më pas 60 ditë zgjedhore. Por, në ndërkohë nëse punohet, nuk është tragjike. Emërimi i presidentit në Kuvendin e Maqedonisë nuk do të ishte goditje fatale ndaj demokracisë, edhe pse do të hapë probleme tjera të sistemit politik, a do të ketë vetëm president apo edhe zëvendës”, shpjegon Popovski.StrugaLajm


Loading...
loading...