Afrim Reçi
Përmirësimi i kushteve jetësore është dëtyrë thelbësore e klasës politike. Më konkretisht është obligim i fuqisë legjislative, që me vendimmarrjen ligjore posedon instrument për të pasur impakt në kushtet e jetës së përditshme. Ky obligim legjitimon ekzistencën e një politikani.
Në jetën e përditshme përpjekja e klasës politike le shumë për të dëshiruar. Kushte çnjerzore nëpër spitale, shkolla pa ngrohje dhe në gjendje të mjerueshme, infrastrukturë katastrofale, papunësia e rinisë në nivel tepër të lartë, çmime të papërballueshme dhe shumë defekte tjera. Ndoshta nga këtu lind një dëshpërim, që çon deri në indiferencën absolute.
Populli dënohet dyfishtë. Në rradhë të parë nuk participon në një përmirësim të jetës së përditshme dhe së dyti konfrontohet me padrejtësi të natyres së llojllojshme.
Është lehtë për të konstatuar, që politikbërja shumë resursa përdorë për të arsyetuar padrejtësitë ose për të justifikuar dështimet duke fajsuar secillin përveç vetvetes.
Edhe 1000 arsye nuk e transformojnë të padrejtën në të drejtë.
Mund të shtrohet pyetja se ku qëndron benefiti që duhet ta gëzoj populli prej një politikani ose në çfar niveli duhet të jenë pritshmëritë?
Besoj që përmirësimi i kushteve jetësore nuk është një pritshmëri astronomike. Një popull që dekada me radhë i FAL dështimet e politikanëve të vet meriton një zhvillim të dukshëm.
E kam shkruar edhe më parë. Unifikimi i votës shqiptare nuk bëhet në prerin e Kryeministrit, po në tryezën e partive politike shqipëtare dhe duhet një strategji të përbashkët. Mënyrat alternative deri më tani kanë dështuar. Për këtë bazohem në status quo.
Prandaj mllefet personale duhet ti hapin rrugën një zhvillimi të gjërë. Vënja e deputetëvë në dispozicion të mazhorancës si akt i tillë nuk përmban asnjë element meritor. Është thjesht këmbim vote me një ose disa poste. Ky akt do të bëhet meritor nëse vendohen kushte të qarta, që krijojnë ndryshim të frutshëm për popullin shqiptar.