POPULLI SHQIPTAR NË MAQEDONI 

Ismet Sulejmani

Populli shqiptar në Maqedoni, me qëndresen titanike dhe mosnënshtrimin para makinerisë shfarosëse në ish -jugosllavi dhe pas luftës heroike të UÇK-së të vitit 2001, po tregon qartë para botës se është i vendosur për të ecur përpara e për të shënuar suksese të pandërprera, të cilat patjetër se do të vlerësohen e mirëpriten jo vetëm nga NATO e BE por edhe nga mekanizma të tjerë relevant ndërkombëtarë! Referendumi i 30 shtatorit në Maqedoni, për hyrje në NATO dhe BE, dëshmoi se populli shqiptar është bërë zot i fateve të veta në këtë shtet! Ky është një tregues i madh se kohërat kanë ndryshuar, dhe ndryshimi është cilësor dhe në favor të madh të popullit shqiptar! Populli shqiptar në Maqedoni jo vetm është bërë zot i fateve të veta dhe po vendos për të ardhmen e tij, por po dëshmon e po tregon para botës se në proçeset integruese është vendimtar e me rol të madh aktiv e progresiv, se kalkulimet në Maqedoni pa të jo vetem janë pa vlerë e të gabuara, por edhe të destinuara të dështojnë me turp e fiasko! Këtë si asnjëherë më parë, populli shqiptar në Maqedoni e tregoi edhe në referendumin e 30 shtatorit, për në NATO e në BE! Populli shqiptar e ka të qartë sikur diellin që e shohim kur ai shkëlqen e rrezaton fuqishëm mbi planet, se në tokat e tij shqiptare në Maqedoni është e do të jetë zot i fateve të veta! Edhe pse referendumi për hyrje në NATO dhe BE të Maqedonisë nuk fitoi me kritere e rregulla të njohura të përmbylljes së proqeseve, një gjë u vërtetua, se iku njëherë e përgjithmonë koha e vjetër, kur popullit shqiptar në Maqedoni jo vetëm nuk i jepej rasti të deklarohej për asgjë vendimtare, por edhe injorohej për çdo gjë nga regjimi titist e deri në epokën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare! 230.000 pjestarët e popullit shqiptar të dalur për të votuar në referendum pro hyrjes në NATO dhe BE, janë treguesi i madh dhe dëshmia e qartë se rruga për në NATO e Europe dhe mekanizma të tjerë relevant ndërkombëtar pro euroatlantik e Maqedonisë është e pakthyeshme! 230.000 shqiptarët që ia dhanë votën NATO-s që bombardoi Serbinë pushtuese,që e djegu nga ajri qerdhen e propagandës atishqiptare Tanjug, Shtabin e Përgjithshëm në Dedinje, fabrikën e municionit dhe armatimit ne Kragujevac, ngrohëtoren e Beogradit kryeqytetit serb e goditje të tjera nevralgjike, janë dëshmi e dashurisë së madhe dhe mirënjohjes historike për këtë mekanizëm gjigant ndaj të cilit ka e do të ketë populli shqiptar jo vetëm në Maqedoni por kudo që jeton e vepron! Është e sigurtë se jeta e mirë, me integritet e nderim, pas luftës së UÇK-së dhe nën udhëheqjen e udhëheqesit të popullit shqiptar e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, do të vazhdojë gjithnjë e do të shkojë duke u rritur, sepse rruga e popullit shqiptar është ajo që të shpie drejt kampit të madh e të nderuar të demokracisë botërore në krye me SHBA-të, e kundër bllokut të zi të vrasjeve e të krimeve, të drogës e të prostitucionit, të luftërave e terrorit për të dominuar në planet në garën për të sunduar popujt e shtypur e shtetet pa mbrojtje e të mbetura në shtartin e tmerrshëm të obskurantizmit jo vetëm fetar! Shqiptarët e ardhshëm jo vetëm në Maqedoni por edhe në pjesët tjera, do të tregojnë e do të japin prova të sigurta se do të dijnë të rreshtohen pro frymës së ruajtjes së qyteterimit europian e pro koalicionit antifashist, pro NATO-s e BE-së, sepse kjo është dëshira e të parëve tanë që të ecim në këtë rrugë euroatlantike! Rroftë populli shqiptar! Ismet Sylejmani Prishtinë, 11 tetor 2018!StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...