Posta e Zvicrës i dhuroi nga 500 franga bonuse punëtorëve për punë në kohë të koronës

Punonjësit e Postës së Zvicrës janë shpërblyer për punën e tyre në kohën e koronavirusit, raporton portali zviceran 20minuten.ch.

Sipas këtij lajmi jo të gjithë punëtorët e postës e marrin një shpërblim të tillë në formë bonusesh. E këtë e përfitojnë ata që janë më të ekspozuarit që e shpërndajnë postën në terren.

Bonusi është dhënë për performancën e punonjësve në këtë situatë të jashtëzakonshme, shpjegon zëdhënësi i Postës Oliver Flüeler. “Në krizën e koronavirusit, punonjësit e Postës së Zvicrës janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme për të garantuar shërbimet themelore postare edhe në këtë situatë të vështirë”, theksoi Flüeler.StrugaLajm

Kushti për të marrë këtë premi është që të keni punuar të paktën dhjetë ditë midis 9 marsit dhe 10 prillit, transmeton portali albinfo.ch.Artikulli i meparshem

In : Aktuale

Loading...
loading...