Prej të hënën të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit të paraqiten në punë

Nga java e ardhshme, 1.600 të punësuar sipas Marrëveshjes kornizë, e të cilët rrinin në shtëpi, do të sistemohen në vende të punës. Me këtë fillojnë reformat në administratën publike. Një mijë e gjashtëqind administratorë publik do të fitojnë vende të punës që janë përkatëse me arsimin e tyre, aftësitë e punës dhe diturinë.

Ky është pilot edhe si do të rrjedhë puna, sipas analizave funksionale, do të shohim se si do të funksionojë. Kemi bërë analizë të këtyre njerëzve, e dimë se cilët janë saktësisht, cilët janë përgatitjet e tyre profesionale, përvoja. Ndërsa i dimë edhe nevojat e institucioneve dhe tani vetëm e bashkojmë nevojën dhe atë që është tepricë e të punësuarve të cilët nuk kanë detyra pune – deklaroi Damjan Mançevski – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike.

Mançevski shprehet se deri në fund të muajit do të jetë i njohur numri i përgjithshëm i të punësuarve në administratën publike. Kudo ku do të vërtetohet tepricë e të punësuarve, do t’u ofrohet të zgjedhin nëse duan të largohen në sektorin privat ose nëse vendosin të mbeten në administratën publike do të sistemohen në pozicione të reja të punës, në bazë të diturisë dhe përgatitjes së tyre. Nga Sindikata e SPOGJ-it shprehen se do të ndjekin tërë procesin.StrugaLajm

Sindikata do të ndjekë këtë proces dhe nëse konstatohet tepricë në administratën publike, ne si sindikatë do të negociojmë që anëtarët tanë të jenë të siguruar në aspektin social ose të sigurohen në vendet e punës ose nëse tregojnë dëshirë të shkojnë në sektorin privat – tha kryetar i SPOGJ-it Peco Grujovski.StrugaLajm

Risi është edhe ajo që do të nënshkruhet edhe Kontratë kolektive, e në të do të parashikohen pagat, realizimi i shtesave dhe të drejtave që deri tani nuk mund t’i merrnin, ndërsa do të negociohet edhe për K-15. Deri tani të gjithë të punësuarit të drejtat e tyre i realizonin me Kontratën kolektive të vitit 1995

In : Aktuale

Loading...
loading...