Premtime Zylali :Më 17 tetor, do të jemi firmëtare të rilindjes së Strugës

Pjesë nga fjalimi i kandidates për këshilltare dhe Kryetare e Asamblesë së Gruas tek Aleanca për Shqiptarët – Strugë, profesorja Premtime Zylali

“Rëndom, besomëni thuhet se përmbysjet e mëdha që vijnë nga vetëdija e mirëfilltë e sovranit dinjitoz si ky i Strugës, sjellin fitore të mëdha dhe mjaft të bukura. Pas asnjë dyshim, këtu do të ndalem te Struga jonë e dashur, e cila do të jetë boshti i pikënisjes së ndryshimeve të mëdha që do të fillojnë më 17 Tetor.

Siç e dini tashmë jemi në ditët e fundit të fushatës elektorale për këto zgjedhje, një fushatë që ne si subjekt politik dhe si koalicion e kemi bërë në mënyrën më dinjitoze të mundshme. Pastër, siç është sllogani jonë, me dinjitet, me pjekuri, me maturi, me shumë punë. Kemi vizituar plotë vendbanime, pothuajse gjithë rrethinën e Strugës, kemi biseduar e folur me qytetarë dhe kemi shpalosur padyshim programin e kandidatit, kryetarit të ardhshëm të Komunës së Strugës, Idri Istrefi.StrugaLajm

Unë nuk do të doja të përsëritem shumë për atë që u tha nga parafolësit, por meqë jo më larg se dje ishte “Dita e Vajzave”, mesazhi im i qartë dhe i pastër, sonte shkon për të gjitha nënat, motrat, gratë strugane dhe doja t’ua përcjell këtë.StrugaLajm

Ju jeni heroina të vërteta. Ju jeni ata që punoni, lodheni, sakrifikoni në heshtje. Të gjitha ju që ndonjëherë edhe nuk ju jepet e drejta e fjalës apo nuk ju dëgjohet fjala, por edhe ju që dëgjoheni e jeni dëgjuar vazhdimisht, vleni shumë. Vota juaj vlen shumë. Ndaj nga kjo foltore ju lutem, po ju them si bija juaj, si nënë, si motër, si strugane, që ne me votën tonë duke rrethuar numrin 6 me 17 Tetor, do të jemi firmëtare të rilindjes së Strugës.”

In : Aktuale

Loading...
loading...