
Historia e drynave të dashurisë e ka zanafillën në Romë, dhe u pasua në vende të tjera, së fundi kjo dukuri është shtrirë edhe në Strugë .’’Ura e re Drurit’’e ndërtuar së fundi në Strugë me donacion të biznismenit Mendi Qyra është shndërruar edhe ajo në një objekt atraktivë i struganëve por edhe të turistëve që premtojnë dashuri të përjetshme mbi ‘’Drinin e Zi’’. Historia ka lindur në Romë në urën Milvio pas romanit të Federico Moccia “Tre metra mbi qiell”. Legjenda thotë se nëse një çift mbyll një dryn në urë dhe e hedh çelësin në lumë, dashuria e tyre do të jetë e përjetshme.(Strugalajm.com)