Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, iftarin e parë të tij për këtë vit ka bërë në familjen Mamuti nga Shkupi.
Prej aty, presidenti Pendarovski u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar në këtë muaj Ramazani, si dhe ditët e agjërimit t’i kalojnë në paqe, mirëqenie dhe falje.
“Në muajin më të ndritshëm në Islam, i cili feston pastrimin shpirtëror dhe fizik, të gjithë besimtarëve të besimit islam iu uroj që të ndriçojnë agjërimet e Ramazanit dhe t’i kalojnë ditët e agjërimit në paqe, mirëqenie dhe falje. Falënderoj familjen Mamuti për pritjen e ngrohtë dhe ndarjen e darkës së iftarit”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në fejsbuk.![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)