“Pritje diplomatike” në Jahja Kemalin e Strugës

Manifestimi i mbrëmjes së maturës për të shtatën herë me rradhë është organizuar vikendin e kaluar në hapësirat e kolegjit Jahja Kemal në Strugë e në këtë manifestim të pranishëm kanë qenë nxënësit e vitit të katërt, profesor dhe shumë personalitete publike nga Struga. Nxënësit maturant para manifestimit ju është mbajtur trajnim se sit ë sillen në manifestime formale të tilla dhe protokollare. Evenimentin e kanë pasuruar edhe me pjesën zbavitëse ku nxënësit e shkollës që kanë formuar një bend kanë bërë muzikë xhaz.

Ideja për këtë eveniment është dhënë nga vet shkolla që para shtatë viteve në bashkëpunim me qytetin e Strugës duke realizuar kështu me shumë sukses. Nxënësit i ka pritur organizatori që është profesor nga shkencat shoqërore. Gjithë pjesëmarësit kanë respektuar kodin e veshjes që është karakteristik për këto lloj manifestime. Sipas udhëheqësisë së shkollës, ky është manifestim shumë i rëndësishëm për shkak se një numër i madh i nxënësve sipas statistikave vazhdojnë mësimin jashtë shtetit dhe janë shumë personalitete të njohura dhe të suksesshme në sferën e biznesit si në vend ashtu edhe jashtë.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...