Problemi i Zaevit për kryeministrin shqiptar? A mund të shkëmbejnë deputetë LSDM dhe VMRO-DPMNE?

Jam i gatshëm të shmangem, duke biseduar me deputetët tanë, 13 deputetë nga zotëri Mickoski, sepse aq i duhen për 61 deputetë, ai të formojë qeveri të pakicave, ose do të kërkojë nga ai të mi japë 6, sepse aq na duhen neve, që të mund të formojmë qeveri të pakicave”, deklaroi Zaev.

Kështu thoshte kreu i LSDM-së Zoran Zaev para zgjedhjeve, në mënyrë që mos të kushtëzohet nga BDI, për kryeministrin shqiptar.

E tani kur përfunduan zgjedhjet, pikërisht numrat e deputetëve e përcaktojnë BDI-në si parti vendimtare për formimin e Qeverisë.StrugaLajm

Por a është e mundur që LSDM dhe VMRO-DPMNE të transferojnë deputetë me njëra tjetrën vetëm e vetëm që mos të realizohet ideja e BDI-së për Kryeministrin shqiptar.

Sipas liderit të BDI-së Ali Ahmeti kjo ide është shumë e rrezikshme.StrugaLajm

G:Nëse nuk e pranojnë kryeministrin shqiptar, do e çoni vendin në zgjedhje apo dy partitë të bllokut maqedonas të cilat do i japin njëra tjetrës për ta bërë qeverinë?

Ahmeti: Edhe ajo nuk mund të ndodh.

G: po si s’mund të ndodh. Po e dëgjuat z.Zaev dhe z. Mickoskin publikisht e thanë.

Ahmeti: Unë i dëgjoj ato huazime, ato merkato, por ato nuk mundin të ndodhin sepse është përmbys hegjemonizmi. Hegjemonizmi është përmbys. Hegjemonizmi në theqafje e çoi Jugosllavinë.

In : Aktuale

Loading...
loading...