PROLOGU-I PARASË! (monolog)

“ Përshëndetje! Unë jam PARAJA ,mikesha juaj më e mirë! Të gjithë më adhuroni, më adhuron edhe ai që tullat e shtëpisë i ka prej ari,vezulloj para syve të tij! E kam uzurpuar zemrën e të gjithëve! Për, mua i bëni luftrat,i pushtoni vendet e pafajshme,vriteni midis veti,derisa të raskapiteni për të më poseduar! Mendoni se unë jam e çmendur,Jo, unë bëra që ju të çmendeni! Kur jamë unë në pyetje,atëherë e harroni kombin dhe fenë tuaj! Unë bëhem feja dhe kombi juaj, unë bëhem i vetmi Zot që ju shndërova në robërit i mi! Jamë prej letre,por forcën e kam më të madhe se graniti,bota më përkulet si zotit të tyre! Sa është forca ime aq është edhe forca juaj! Unë të shëmtuarën e zbukuroj, të pamoralshmin e bëj të moralshëm, kriminelin të ndershëm!Në zemrat tuaja e mbolla farën e së keqes,ju bëra të verbër, edhe diellin në mes të ditës nuk e shihni nga dalldisja pas meje! Jeni magjepsur të gjithë, sepse ju kam bërë për vete! Për emrin tim njerëzit e humbin miqësinë, korruptohen, e humbin dashurin, e harrojnë nderin dhe vlerat njerzore, nxiten konfliktet dhe pandemit,vetëm për ta ndier aromën time! Jam hipokrite dinake, drejtësinë e bëj padrejtësi dhe padrejtësin e bëj drejtësi, jam si talismani që i hap të gjitha dyert e lumturisë dhe të mjerimit! Jam mbretëresha e pacënuar, që më mbani në xhepin dhe zemrën tuaj! Nuk jam çudi, por mundem të bëj çudira, edhe kur jamë e fëlliqur dukem e pastër,pasi me dashuroni me shpirt dhe trup! Ditën e fundit të jetës tuaj, do ta kuptoni se unë kam qenë vetëm një “shtrigë”, që ju lash pa lumturi! Njeriu më bëri mua,unë njeriun e bëra jo-njeri,e lash pa emocione,pa moral dhe nder.”

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...