Propozimet në Zvicër për të kursyer ujë dhe energji në dimër: Çiftet të bëjnë dush bashkë!

ZVICËR– Ministrja zvicerane e Mjedisit, Simonetta Sommaruga ka njoftuar disa nga masat për kursimin e energjisë, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është këshilla se çiftet të bëjnë dush së bashku

Propozimi u prit me mosbesim në Zvicër e për këtë arsye ajo u detyrua që të sqarojë se mesazhi u ishte drejtuar vetëm të rinjve, pasi është e vetëdijshme që “pas një moshe, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë”.StrugaLajm

Mediat u tallën me propozimin dhe me idenë që zviceranët të bëjnë dashuri çdo mëngjes për t’u ngrohur pasi të fikin ngrohjen në mbrëmje, të bëjnë një dush të shpejtë së bashku dhe të shkojnë në zyrë “krah për krahu.” Sipas tyre, po përpiqen të “administrojnë jetën edhe jetën private, deri në detajet më të parëndësishme”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...