Protesta para policisë së Strugës për zbardhjen e rastit të Ali Reçit


Para stacionit policor në Strugë si dhe gjykatës Themelore, rreth 50 persona kanë filluar protestat ku është kërkuar nga institucionet dhe autoritetet që të zbardhet rasti i vrasjes së 9 vjeçarit Ali Reçi nga Veleshta e Strugës, që ka ndodhur më 13 tetor të vitit 2001.

Familja e fëmiut të vrarë edhe pas 15 viteve nuk kanë marrë asnjë përgjigje, kush e ka kryer vrasjen, pasi që obduksioni kishte konkluduar se vdekja kishte ndodhur në mënyrë të dhunshme.

Autoritetet kanë thënë se po punojnë në zbardhjen e rastit edhe pse nga kjo tragjedi kanë kaluar pothuajse dy dekada, dhe nuk ka asnjë të dyshuar deri tani.StrugaLajm

Ditën e 13 nëntorit, 9 vjeçari Ali ishte nisur nga shkolla për në shtëpi në ora 16.00 pas përfundimit të orarit. Mirëpo, nuk arriti të kthehet kurr në shtëpi. Familja e tij e kishin kërkuar gjithë natën, mirëpo pa sukses. Fëmija ishte gjetur i vdekur ditën e nesërme në afërsi të lumit me shenja të dhunës në kokë./Alsat

In : Aktuale

Loading...
loading...