Sabaudin Zhuta
Festivali Zambaku i Prizrenit, edicioni i 30 mbaroi në orët e vona të dt.29/30.6.2019.
Kjo ngjarje kulturore nga fusha e muzikës së lehtë qytetare, bën që qyteti i antikitetit shqiptar dhe e ngjarjes së madhe historike ku u mbajt “Lidhja e Prizrenit” ta shëndrron tër qytetin në atmosferë festive. E vogël ishte bahçja verore në ambijentet e hapura të kinemasë “Lumbardhi”, për ta përfshirë masen e madhe të të interesuarve të ardhur edhe nga mjediset tjera shqiptare.
Tradita qytetare prizrenase, mirsjellja, shërbimet, shija ndaj të bukures, mikpritja toleranca etj. janë primesa që lehtë vërehen dhe ngulitin thellë përshtypjet e vlerave të bon-tonit. Rradhitja e prezantimit të 16 kompozimeve autoriale të kompozuara nga mjeshtër-kompozitorë të spikatur;dedikuar nergut për Zambakun… e bëjnë të veçantë këte festival.
Të gjitha u pëlqyen e të gjitha u përcjellen me duartrokitje e me ovacione, ndërkaq Juria profesionale e përbërë nga:
- Zhani CIKO,Maestro-Prof.Tiranë
2.Lule ELEZI-Profesore Univeritare, Pr.dhe - Sabaudin ZHUTA-Prof.Universitar- Shkup, kishin një obligim dhe jo të lehtë.
Dy këngë ishin fitueset e shpërblimit më të lartë, ajo e jurisë: LULU, LULE, në interpretim të mrekullueshëm nga dueti Besiana Mehmedi&Shkodran Tolaj dhe nga publiku: URA E DASHURISË, në interpretim të Elizabeta Krasniqit & Ilir Baxhakut.
Në foto: dy duetet fituese si dhe Juria në detyrë e më vonë në çastet e relaksit e debateve të lira të shoqëruar dhe nga Drejtori i Zambakut, Prof. Besim Berisha !