Protokolli i mjekëve italianë: Si ta trajtoni koronavirusin në shtëpi!

Si mund të trajtohet koronavirusi në shtëpi? Çfarë ilaçesh duhet të marr? Dhe kur është e nevojshme terapia me oksigjen? Për të hedhur dritë, Federata Rajonale e Urdhrit të Kirurgëve dhe Stomatologëve në Lombardi, ka publikuar më datë 12 nëntor protokollin e mjekimit të pacientëve me Covid-19. Për herë të parë, këtë protokoll të mjekëve italiane e solli dritare.net në shqip.

Në vijim të saj, mediat italiane kanë publikuar këshilla të tjera, bazuar në këtë protokoll, në lidhje me ilaçet që duhen dhe nuk duhen përdorur. Po kështu çfarë ilaçesh duhen sipas simptomave të shfaqura.

Takipirina për ethet!

Siç shpjegohet nga Federata Rajonale e Urdhrave të Kirurgëve dhe Stomatologëve të Lombardisë, në rast se ju shfaqen ethe, rekomandohet përdorimi i paracetamolit, takipirina, që duhet të merret tre herë në ditë në tre doza të ndryshme, të paktën me gjashtë orë diferencë nga njëra dozë në tjetrën. Mjekët këshillojnë se është shumë e rëndësishme të qëndroni të hidratuar. Në rast se keni diarre, është mirë të shmangni trajtimet që lehtësojnë lëvizjen e zorrëve dhe hani sa më shumë ushqime pa erëza ose salca.

Si të trajtohet kolla!StrugaLajm

Sipas asaj që është shkruar nga mjekët lombardë, nëse vazhdimisht, edhe gjatë gjumit, duhet të kurohet me qetësues, sipas nevojës. Por nëse nuk keni kollë, në mënyrë të vazhdueshme, mund t’i shmangni trajtimet, pasi ajo kalon me ditët.

Protokolli i mjekëve italianë: Si ta trajtoni koronavirusin në

Cilat janë ilaçe duhen shmangur!StrugaLajm

Ndër ilaçet që duhen shmangur janë lopinaviri / ritonaviri antiretroviral, azitromicina dhe hidroksiklorokina antimikrobike / imunomoduluese 6-9 dhe azitromicinës.

Përdorimi i oksigjenit në shtëpi

Secili pacient, në këtë rast, duhet të monitorohet bazuar në probabilitetin e ulët të përparimit të sëmundjes. Nëse kërkohet terapi me oksigjen në shtëpi, pacienti duhet të monitorohet dy herë në ditë.

Duke marrë parasysh që për momentin nuk ka një trajtim të vetëm dhe që funksionon për të gjithë pacientët, ka disa terapi që nuk janë të rekomandueshme. Jo vetëm që nuk kanë efekt pozitive, por ndonjëherë e vendosin pacientin në rrezik, dhe sidomos nëse përdoren pa konsultimin e mjekëve./L.F-dritare.net

In : Aktuale

Loading...
loading...