Pse kemi bllokim trafiku në Strugë ?

Pothuajse për cdo ditë në kryqëzimet e rrugëve të brendshme të qytetit  të Strugës reprizohet pamja e kolonave të gjata të makinave   të cilat me minuta të tëra qëndrojn të bllokuara në pamundësi që  të lëvizin.Trafiku i rënduar dhe me bllokime të herpasëhershme në disa nyje rrugore është bërë evident dhe shqetësuese sidomos, gjatë këtyre ditëve në afërsi të tregut pamje e cila reprizohet gjatë  pikut të sezonës turistike si dhe ardhjes së mërgimtarve për pushimet e verës dhe ato të fundvitit.Më së shumti bllokime hasen në nyjen ndërlidhse  ,rrugore që të shpie te Tregu i gjelbërt si dhe në portën kryesore hyrëse në qytet prej te rrethrrotullimi.Bllokimet dhe kolonat e gjata zakonishtë në këto rrugë ndodhin në orët e mesditës dhe të mbrëmjes kur edhe rritet fluksi i makinave që futen më së shumti në qytet.Në lidhje me këtë problematic më të zëshmit në reagimin e tyre jan shoferët e makinave taksi rë cilët pohojn se kjo gjendje po përsëritet për disa ditë me rradh dhe deri tani askush nuk është kujtuar që të marrë masa për të rregulluat këtë gjendje.(Strugalajm.com)

 StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...