Pse shqiptarët rrinë në internet

Në Shqipëri 68.6për qind e individëve të moshës 16 deri ne 74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit ne tre muajt e fundit. Në Bashkim Evropian sipas Eurostat përdorimi i internetit nga e njëjta grup moshë përllogaritet të jetë 87për qind, rreth 18 pikë më shumë krahasuar me Shqipërinë. Sipas të dhënave të INSTAT, aktivitetet kryesore që kryhen nga shqiptarët përmes internetit në “tre muajt e fundit” që janë pyetur janë kërkimi i informacionit për mallrat dhe shërbimet me 50,2 për qind,, marrja ose dërgimi i e maileve 32,5 për qind dhe shikimi i filmave 38,2 për qind. Në ndryshim, pjesa më e madhe e evropianëve (75për qind) janë përgjigjur se më së shumti e përdorin internetin për të marrë ose dërguar emaile, ndërsa në vende të dytë renditet kërkimi i informacionit, i ndjekur nga dërgimi i mesazheve, apo i të lexuarit të shtypit. Gjithashtu pjesa më e madhe e evropianëve kanë deklaruar se e përdorën internetin për të veprime e lehtësira bankare dhe rrjetet sociale etj. Rekordi i përdorimit te internetit ne BE i takon Islandës ku thuajse 100për qind e të anketuarve janë përgjigjur se kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit që është kryer anketimi. Po ashtu, përqindja ka qenë shumë e lartë në vendet si Zvicra dhe Danimarka apo Norvegjia dhe Suedia me 98për qind. Kurse përdorimi i internetit është vlerësuar si më i ulëti në vendet e Evropës Lindore, ku rekordi është regjistruar në Bullgari me 68për qind. Më pas renditet Shqipëria me një përdorim prej 68.6për qind./tchStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...