Pse te shqiptarët mospajtimet quhen përçarje?

Përtacia për ti zbërthyer thëniet që prodhojnë dubioza,zakonisht, na ka lënë të akomodojmë oportunitetin tonë në vagonët e fundit të mendësisë partizane. Pra, as Lëvizja Besa nuk mund të bëj përjashtim nga ky itinerar trenash të çmendur, mirëpo është luks i tepër i yni të shumëzojmë budallallëkun tonë me veprimet e ngutshme e të pamatura mirë të një tufe njerëzish

Nga Emin AZEMI

Të mos pajtohesh më dikë, është normale. Mirëpo, të ngutesh që mospajtimin ta paketosh si mosdurim, mllef, neveri, jo vetëm që nuk është normale, por i bie që ne në fakt më të gatshëm jemi të grindemi se sa të debatojmë esëll, më të zellshëm të punojmë jashtë procedurave se sa të sillemi brenda rregullave demokratike. Paaftësia për të punuar brenda këtyre rregullave, herët a vonë, nxjerr nga përdorimi arsyen dhe në vend të saj instalon anarkinë, si mjeti më i lirë i zhonglerëve që shiten si “gardian të parimeve”.StrugaLajm

Edhe ndodhitë e fundit në Lëvizjen Besa, si duket e kanë këtë gjenezë problemesh. Pra, ata që nuk pajtohen me Bilall Kasamin, që edhe më tej të jetë në krye të kësaj Lëvizjeje, e kanë zgjedhur rrugën më të lehtë e më të shkurtër, por më pak të lavdishme, për të arritur te pika ku shumëfishohen të gjitha viruset përçarjes. Nëse ardhja e tij si lider i këtij grupimi politik ka qenë brenda frymës statutare dhe një konsensusi më të gjerë, pse kjo nuk po mundka të zbatohet edhe tani kur në adresë të tij ka pakënaqësi të caktuara dhe kërkesa për ta zëvendësuar me një tjetër. Madje, lista e pakënaqësive mund të jetë edhe shumë më e gjatë se ajo që është afishuar në publik, mirëpo shkarkimit dhe “kthimit” të tij me ndihmën e “bodiguardëve”, i japin shije të hidhur, pikërisht, metodat “kauboje” e joparimore, kundër të cilave kanë qenë gjithmonë eksponentët dhe frontmenët e kësaj partie. Këta të fundit ka të ngjarë që para se të kenë rënë viktimë e një ambicieje të pakuptimtë për pushtet “brenda llojit”, në fakt kanë interpretuar mbrapsht kodin e sjelljes politike, e cila i kishte bërë deri dikund të ndryshëm nga të tjerët.

Dikush mund të thotë se përçarja na qenka sindrom shqiptar, por asnjëherë nuk u sollën argumente të mjaftueshme që ta marrim si të mirëqenë këtë thënie “lapidare”. Dhe, përtacia për ti zbërthyer thëniet që prodhojnë dubioza, zakonisht, na ka lënë të akomodojmë oportunitetin tonë në vagonat e fundit të mendësisë partizane.StrugaLajm

Pra, as Lëvizja Besa nuk mund të bëj përjashtim nga ky itinerar trenash të çmendur, mirëpo është luks i tepërti yni të shumëzojmë budallallëkun tonë me veprimet e ngutshme e të pamatura mirë të një tufe njerëzish që duan të bëhen lider pa respektuar procedurat dhe normat demokratike.

Fundja, kujt i hy në punë ai politikan që mundohet të katapultohet përmes metodave që do t’ia kishte lakmi çdo karrocier i dehur? (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...