Pse UT-ja e harroi Lapidarin e burgjeve ish jugosllave Kadri Labënishtin!

Nëse pyesim “kuadrin politik” që ndanë mirënjohje dhe diploma kuturu, nuk është ndonjë çudi e madhe, sepse pas gjithë këtyre fshihet një drojë politike. Por, më vjen keq që ish të burgosurit e rrethit të Strugës, padyshim të gjithë pionierët të Kadri Labënishtit, e paskan “harruar” Lapidarin e burgjeve politike ish jugosllave, Kadri Labënishtin.

Sa për tu freskuar kujtesën po ju numërojmë epokat dhe vitet e burgjeve që mbajti Kadri Labënishti, dhe për ironi në kohën e “demokracisë” (të tillë e ndiejnë njerëz që bëjnë të tilla skandale të turpshme), Kadri Labënishti mori me vete edhe në varr dy vite burg të pambaruara.StrugaLajm

K.L në kohën e informbyrosë dënohet nga klika Rankoviqiste-Titiste me 12 vjetë burg, prej të cilave 10 vjet i mbajti në skëterrën e quajtur “GOLI OTOK”; Në vitin 1981, kur shpërthyrn demonstratat e Rinisë Shqiptare në Kosovë, K.L dënohet përsëri me 3 vjetë burg të rëndë; Me ardhjen e “demokracisë” në këto troje, përsëri i njëjti dënohet me 6.5 vjetë burg, prej të cilave i mbajti vetëm gjysmat sepse ndërroi jetë dhe i mbeti borxh disa vite burg këtij shteti që ua ka mundësuar të ndajnë dekorata, pa emrin e Kadriut, “pionierët e demokracisë së Gligorovit”.

Mirëpo historia është kokëfortë. Edhe mua që nuk i përkas periudhave të tilla historike, gjithsesi, përmes zërit të arsyes dhe përmes mbamendjes historike të Popullit tim, m’i përcolli edhe mua edhe brezit tim këto ngjarje patriotike. Prandaj më vjen keq se në çfarë mënyre “diferencohen” Heronjtë e Popullit.StrugaLajm

Turp!

Blerona Brao


Loading...
loading...