Psikozat demografike

Vazhdimisht është aluduar në 20 përqindëshin, një shifër e zbuluar kjo që ka shërbyer si gurë kilometrikë që ndanë dy shpejtësitë e jetës politike në Maqedoni. Fatkeqësisht nën kurthin e këtij 20 përqindëshi kanë rënë edhe faktorët politikë shqiptarë, tash e disa vite, duke mos arritur të bëjnë një diferencim të qartë në mes të termave statistikorë dhe politikë, në mes të demografisë dhe autoktonisë

Nga Emin AZEMI

Shqetësimi që vjen nga demografia e ngatërruar e “maltusëve” modern, sërish po projektohet gabimisht mbi teori e supozime për numrin e shqiptarëve në Maqedoni. Ata duan që shqiptarë këtu të ketë sa më pak, në mënyrë që fuqia vendimmarrëse e tyre të margjinalizohet dhe të reduktohet në përmasat e një grupi etnik pa ndikim faktorizues. Por, demografia si shkencë është më kokëfortë se teoritë maltusiane.StrugaLajm

Çuditërisht, kontestimi i shqiptarëve si etni vjen gjithmonë nga ata që kanë probleme me identitetin e tyre dhe zelli për të prejudikuar shifra që minimizojnë faktorin shqiptar, në fakt fshehin një të vërtetë që ata nuk duan ta pranojnë publikisht. Ata, duke u marrë me, gjoja, parëndësinë demografike të shqiptarëve si numër që qenka në nivele të ulëta, po mundohen të fshehin boshatisjen e fshatrave e qytezave të tëra në Maqedoninë Lindore dhe ky është një proces që askush nuk mundet ta ndalë dhe më së paku me propagandë bajate.
Maqedonia si shtet ende nuk e ka një strategji demografike e më së paku nuk ka mekanizma që do ta vinte nën kontroll lëvizjen e popullsisë.

Aktualisht po ndodhë një proces shumë brengosës i ikjes me të madhe të të rinjve drejt shteteve të Perëndimit dhe në vend se kjo të ishte brenga jonë e përbashkët, aty këtu vërejmë analiza e vrojtime që kanë në fokus numrin e shqiptarëve. Paradoksalisht, këto 2, 3 dekadat e fundit, numri i shqiptarëve vazhdimisht ka qenë objekt analizash e observimesh të “maltusëve” të ndryshëm. Fillimisht ishte përhapur teoria se shqiptarët po shtohen shumë si popull dhe ky do të paraqiste rrezik për të tjerët. Mbi këtë teori qenë projektuar edhe platforma të ndryshme sociale e politike që parandalonin shtimin natyror të shqiptarëve, kurse si kundërpeshë shpikeshin masa që stimulonin lindjet e fëmijëve joshqiptarë.
Tani, jetojmë në një kohë kur sërish numri i shqiptarëve paraqet problem, gjithmonë me bindjen se gjoja shqiptarët janë më pak se sa që thonë statistikat zyrtare. Duke rënë kollaj në kurthet që i ngrenë vetë ata, këta “maltusë’ po duan të dinë saktësisht se sa shqiptarë, sa maqedonas dhe sa të tjerë jetojnë në Maqedoni dhe në bazë të këtyre parametrave demografikë do të përkufizoheshin edhe të drejtat politike.StrugaLajm

Vazhdimisht është aluduar në 20 përqindëshin, një shifër e zbuluar kjo që ka shërbyer si gurë kilometrikë që ndanë dy shpejtësitë e jetës politike në Maqedoni. Fatkeqësisht nën kurthin e këtij 20 përqindëshi kanë rënë edhe faktorët politikë shqiptarë, tash e disa vite, duke mos arritur të bëjnë një diferencim të qartë në mes të termave statistikorë dhe politikë, në mes të demografisë dhe autoktonisë.
Nëse një popull autokton, siç janë shqiptarët, trajtohet vazhdimisht me produktet maltusiane të shifrave statistikorë, atëherë ai popull nuk është i lirë ta shpreh lirinë e të qenit pjesë integrale e këtij vendi. Kur dikush vazhdimisht të numëron dhe në fund shpreh dyshime për rezultatet përfundimtare,kjo krijon një ndjenjë jo të mirë psikologjike, por edhe një lloj disponimi kolektiv që relativizon sensin e faktorizimit. Për fat të mirë kjo nuk ka ndodhur me përmasa të mëdha tek shqiptarët e Maqedonisë, por është evidente se për numrin e tyre flasin të tjerët, sidomos ata që janë të pasigurt në shifrat që mund të përmbysin realitetet demografike në Maqedoni.

Për ti mbyllur të gjitha dyshimet dhe hamendësimet, shteti duhet në një afat sa më të shpejt të organizoj regjistrim të popullsisë, por njëkohësisht të hartojë edhe nj strategji kombëtare për lëvizjet demografike, të cilat po ndodhin si pasojë e situatës politike e sociale në vend. Fundja, çfarë rëndësie ka nëse organizojmë në mënyrë perfekte regjistrimin, nëse prej këtu do të largohet një numër i madh i popullatës. Kjo e fundit, do të duhej të jetë brenga e gjithë neve, e jo numri i shqiptarëve. (koha.mk)


Loading...
loading...