BLENDI PETROL
Aktuale

Punë e kryer: Arbër Ademi ministër i ri i Arsimit, ndryshime tjera nuk ka

Arbër Ademi do të jetë ministër i ri i Arsimit dhe kjo veçmë është punë e kryer. Këtë për Medial.mk madje e ka konfirmuar zv/kryeministri Bujar Osmani.

“Po është e vërtetë që Arbër Ademi do të udhëheq me resorin e Arsimit”, ka thënë Osmani.

Në pyetjen nëse me rikonstruimin priten ndryshime apo rokada të mundshme sa u takon kuadrove të BDI-së, Osmani me përgjigje se nuk pritet të ndodhë një gjë e tillë.

Ndërkohë, ajo që dihet është se tani me ministrinë e Drejtësisë me të cilën kishte drejtuar BDI do t’i takojë partnerit të koalicionit, LSDM, ndërsa emri i përfolur është Renata Deskoska, ministre e deritanishme e Arsimit.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev sot në Kuvend do të deponojë emrat e ministrave dhe zëvendës ministrave të rinj për rikonstruimin e Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button