BLENDI PETROL
AktualeStruge

Ramiz Merko: Struga do të ndryshojë, premtimet do të realizohen

Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko, në një intervistë për Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, ka folur për kushtet e turizmit në qytetin e Strugës, për deponinë, buxhetin komunal, për legalizimin e tokave, për planin urbanistik, ndërtimin e pishinës dhe për çështje të tjera që duhet të bëhen brenda mandatit të tij.

Ai në intervistë njofton se do të bëjnë ndarje adekuate që të mundet të krijojnë kushte edhe më të mira dhe oferta më të mira për turizëm më të suksesshëm. Kjo ndarje, sipas tij do të bëhet në afat të caktuar dhe beson se brenda një muaji do të ketë tender publik për dhënie të koncesioneve.

Sa i përket çështjes së deponisë ai thotë se kanë bërë tenderim për krijimin e një punkti për grumbullimin dhe ngarkimin e mbeturinave që do të përcillen për në “Drislla”.

Për keqpërdorimin buxhetit komunal të kryesisë paraprake të Komunës ai thotë se institucionet adekuate do të merren me këtë çështje.

Në intervistë Merko thotë se borxhi i komunës mund të jetë 3 ose 4 milionë euro, por, siç thotë ai ende nuk dihet saktë se sa është.

Merko thekson se brenda mandatit, ose më herët do t’i bëjnë të gjitha legalizimet e nevojshme të tokave.

Ingerencat e Komunës, siç thotë Merko në intervistë, do të sjellin plani urbanistik për ndërtimin e spitalit të ri.

Ai gjithashtu njofton se janë duke përgatitur dokumentacionin teknik për t’i ndërruar të gjitha gypat e ujit me sistem të ri.

Kryetari njofton se ende mbetet në premtimin për ndërtim të pishinës së premtuar në mandat parazgjedhor dhe për riparimin e pishinës së vjetër.

Ai thotë se kanë bërë tender për një bulevard nga mbarimi i pjesës së qytetit deri te Tregu i gjelbër dhe tha se tashmë veçse pritet të fillohet me punë, do të ndërtohen dy rrethe të mëdha në rrugën për në Dibër dhe në rrugën për Qaf Thanë, hyrja e qytetit do të bëhet me katër korsi për lëvizje të lirë të veturave, si dhe do të rregullohet vend diku me 7 km dhe me gjerësi prej 5 metrave për kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave nga hyrja e Strugës nga pjesa e Liqenit dhe mbaron te Sateska. Ky investim do të bëhet pjesë-pjesë brenda dy viteve.

Merko gjithashtu thotë se janë duke e përgatitur dokumentacionin për parkingun e premtuar nëntokësor.

Kryetari thotë se janë të angazhuar edhe për punësime të struganve nëpër kompani.

Ai njofton edhe se ka një marrëveshje që sistemin e kolektorit që është ndërtuar për mbrojtjen e liqenin e Ohrit dhe për pastrimin e ujërave të zeza ta bëjnë kompani shtetërore, dhe thekson se janë duke punuar në atë drejtim.

Ai premton se projektet do të publikohen në ueb faqe dhe thekson se do t’i publikojnë edhe harxhimet e brendshme të komunës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button