BLENDI PETROL
Aktuale

Punëtorët tanë 10 herë më “të lirë” se në BE

“Duhet të jemi të zgjuar dhe në të ardhmen gradualisht të rrisim pagën minimale qe t’i mbajmë edhe punëtorët, por jo edhe t’i përzëmë investitorët. Megjithatë, ne jemi ende larg për t’u krahasuar me Gjermaninë, Danimarkën, Francën apo Belgjikën”, shtoi ai. E gjitha kjo flet për fuqinë ekonomike të kompanive dhe shoqërisë, dhe si pasojë, për vlerën e orarit të punës në Maqedoni. Ka kritika të shpeshta që punëtorët në Maqedoni punojnë për paga me të cilat nuk mund të plotësojnë shportën e konsumit, që do të thotë se ata nuk mund të plotësojnë nevojat bazë. Gjeneratat e reja nuk janë ata që ishin të vjetërit. “Gjeneratat e vjetra kanë ndërtuar industrinë dhe kanë marrë pjesë në krijimin e sistemit ekonomik, që ka treguar shumë më tepër kujdes për nevojat e njeriut (pavarësisht të gjitha mangësive të tij). Për shkak të modelit specifik në vetë-menaxhim që ka ekzistuar në të kaluarën, në mesin e tyre ka ekzistuar një vetëdije se dikur në të kaluarën zëri i tyre dëgjohej shumë më tepër se sa sot. Me fjalë të tjera, ata kanë gëzuar një nivel shumë më të lartë të të drejtave të punëtorëve se sa punëtorët që gëzojnë sot. Megjithatë, në mesin e tyre ekziston një shkallë e caktuar e zhgënjimit që erdhi me ndryshimin e modelit socio-ekonomik dhe ata nuk besojnë se është e mundur situata e tanishme të ndryshojë”, shpjegon Dejan Lutovski, kryetar i të majtës. Sipas tij, shtetit i mungon vullneti politik për të qëndruar në anën e punëtorëve. “Janë të njohur shembujt në vitet e fundit si institucionet (Inspektorati i Punës) kanë bërë një sy qorr, kur ata kishin indikacione serioze të abuzimit të punonjësve, te investimet e huaja direkte në veçanti. Madje edhe kur ka një dispozitë pozitive ligjore, problemi lind kur këto të njëjtat vështirë për t’u aplikuar në praktikë dhe se askush nuk mban përgjegjësi”, shton Lutovski. Kur flitet për punëtorët dhe të drejtat e tyre, është e nevojshme të përmendim edhe sindikatën. Që do të thotë sindikatat në botë dhe fuksionojnë ato te ne? “Në Maqedoni sindikata është diskredituar në sytë e punëtorëve dhe kjo është parë më së shumti nga fakti i reduktimit të vazhdueshëm të anëtarëve të sindikatave, sidomos në qendrat më të mëdha sindikale SHSM dhe përpjekjet për të disiplinuar sindikatat që u përpoqën të qëndrojnë në luftën për të drejtat e punëtorëve. Megjithatë, pavarësisht trendëve negative, duhet të theksohet se ka një tendencë të konsolidimit të disa sindikatave përmes Kartës së Bashkimit për solidaritet dhe pjesëmarrja e tyre aktive në organizimin e protestës viteve të fundit”, thonë të majtët. Se gjërat në fushën e të drejtave të punëtorëve nuk janë kaq të thjeshta, këtë e konfirmojnë edhe nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë, të cilët përkrahin ndryshime më të gjata dhe komplekse.“Punëtorin mesatar të Maqedonisë e karakterizon para së gjithash standardi i ulët, që është i pamjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet bazë të një jetë dinjitoze, që janë shumë të larta për të ardhurat e punëtorit mesatar në vend. Prandaj, ne besojmë se është e nevojshme rritja e të ardhurave, në veçanti një rritje të pagës minimale, e cila do të jetë me rëndësi të madhe si për punonjësit ashtu dhe për përmirësimin e përgjithshëm të gjendjes ekonomike në vendin tonë. Me të gjitha këto do të shmanget ekonomia gri në të cilën hyjnë edhe vetë punëtorët, e gjitha me një qëllim të vetëm – një ekzistencë më të mirë. Kategoria mesatare që paguan punëtorët në vend nuk është përcaktuar plotësisht, nëse si kriter kemi parasysh të ardhurat mesatare për shkak se, sipas disa statistikave, 70 për qind e punëtorëve marrin një pagë nën mesatare, që do të thotë se numri i punëtorëve mesatare e paguar është “nën mesataren”, thotë Blagoja Ralpovski, kryetar i Konfederatës së sindikatave të lira të Maqedonisë (KSSLM).Ai njoftoi nisma të reja në konfederatë.“Ne si SHSM kemi filluar të bëjmë analiza të reja për të ardhurat mesatare të qytetarëve në Maqedoni. Nuk është e mjaftueshme për të bërë statistika vetëm për pagën mesatare, por është e nevojshme që të futet një term i ri, të ardhura mesatare, dhe mendohet për honorarë dhe marrëveshje të tjera të cilat do të japin një tablo më të qartë të standardeve në vend”, shpjegon Ralpovski.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button