Pushimet në Shqipëri, më mirë dhe më lirë

Shqipëria, Turqia dhe Greqia mbeten tre destinacionet më të preferuara për pushuesit nga Maqedonia, për të kaluar pushimet e tyre verore në bregdet. Në këto tre shtete vlerësohet se verojnë mbi 80 për qind të turistëve nga Maqedonia, shkruan gazeta KOHA. Punëtorët turistik thonë se tradicionalisht këto tre destinacione turistike më së shumti preferohen nga pushuesit vendor, edhe pse një pjesë më e vogël e tyre pushimin e tyre të verës e kalojnë edhe në Mal të Zi, Kroaci, Bullgari si dhe destinacione më ekskluzive siç janë Spanja, Italia apo edhe destinacionet më të largëta. Qytetarët e Maqedonisë në praktikë kërkojnë më të mirën për më pak të holla, andaj edhe Shqipëria është e para për kah preferencat për të kaluar pushimet verore për pushuesit nga Maqedonia. Çmimet e volitshme, afërsia, tradita, preferencat personale, çmimi i shërbimeve, cilësia e pushimeve, verimi me fëmijë të vegjël si dhe kushtet tjera vlerësohen të jetë faktorët kryesor përcaktues për zgjedhjen e destinacionit të preferuar për kalimin e pushimeve të verës në det.

In : Aktuale

Loading...
loading...