Qafë Thana bllokohet, mos udhëtoni drejt Shqipërisë

Reshjet e dendura të dëborës, që vazhdojnë edhe në Shqipëri, kanë krijuar probleme të mëdha me qarkullimin e mjeteve në shumë akse rrugore. Duke qenë se shumica e mjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor kanë qenë pa zinxhirë, është vështirësuar edhe kalimi i tyre në rrugë. Për pasoj është krijuar radhë automjetesh në kthesat e Qafë-Thanës për disa kilometra duke bërë bllokimin total të këtij aksi. Po kështu reshje të dendura bore janë regjistruar edhe në qytetin e Librazhdit. Nisur nga situata, paraqitet vështirësi qarkullimi për mjetet në aksin Librazhd –Përrenjas. Ndërkaq, policia ka ngritur postblloqe kontrolli për pajisjen e automjeteve me zinxhirë.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...