Qëllohet me armë një shqiptar në Zvicër

Një shqiptar (21) nga Kosova mbeti i plagosur dje mbrëma në qytetin zviceran Ebikon (LU). Policia ka arrestuar një zviceran (34) dhe ndërkohë kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes, shkruan “Blick”.

Policia mori alarmin rreth orës 20.45, se ishin dëgjuar të shtëna në rrugën Schulhausstrasse te Ebikonit. Atje policia arriti të gjejë shumë persona mes tyre edhe 21 vjeçarin e plagosur. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas policisë ndodhet në gjendje stabile për jetën, përcjell botasot.

Çfarë ndodhi? StrugaLajm

Policia dhe Prokuroria zvicerane nuk kanë dhënë detaje tjera për ngjarjen e mbrëmshme. “Communiqué der Polizei” ka sqaruar vetëm se është arrestuar një 34 vjeçar zviceran, që dyshohet të jetë agresori.StrugaLajm

Autoritetet zvicerane kërkojnë ndihmë nga dëshmitarët okularë.

In : Aktuale

Loading...
loading...