Qëlloi tre persona në Kërçovë,paditet sulmuesi

Policia ka ngritur padi penale kundër një personi 58-vjeçar, banor i fshatit Drogomisht i Epërm, i cili dje ka shtënë dhe plagosi tre persona në qendër të Kërçovës.

Padia penale për personin A.A. është për shkak të ekzistimit të dyshimit themelor për vepra të kryera penale “vrasje” dhe “përpunim i paautorizuar, mbajtje dhe tregti me armë”.

Ai dje në Kërçovë, me pistoletë “Sig Sauer” kalibër nëntë milimetra ka shtënë në drejtim të personave A.A. (40) nga fshati Sërbjan, Kërçovë, D.A. (58) nga Kërçova dhe Sh.D. (54) nga fshati Greshnicë, Kërçovë.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kërçovë, pas çka A.A. dhe D.A. për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup. I lënduari Sh.A., pas ndihmës së dhënë në spitalin në Kërçovë, u lëshua në mjekim shtëpiak.StrugaLajm

Prokuroria Publike ka kryer hetim në vendin ku ndodhi incidenti i armatosur. Gjatë hetimeve prokurori ka dhënë urdhër për mbledhje të gjurmëve nga vendi i ngjarjes, për ekspertizë, fotografim dhe skicë të vendit të ngjarjes.

In : Aktuale

Loading...
loading...