Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendos karantinë dyjavore për ata që vijnë nga India dhe Brazili

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të gjithë qytetarët e saj dhe të huajt që vijnë nga India dhe Brazili, duket të respektojnë masën e karantinës dyjavore.StrugaLajm

“Komisioni për sëmundje ngjitëse në mënyrë shtesë ka propozuar, kurse Qeveria e pranoi në seancë futjen e masës për vetëizolim të detyrueshëm (karantinës) në kohëzgjatje prej 14 ditësh për të gjithë personat e vendit dhe të huaj që vijnë nga India dhe Brazili, për shkak të parandalimit të shpërndarjes së llojeve të reja të SARS-CoV-2”, njoftojnë nga Qeveria.StrugaLajm

India, por edhe Brazili tashmë janë vatra të përhapjes së llojit të mutacionit indian të COVID-19, që është më fatal dhe që ka përfshirë këto dy vende.

In : Aktuale

Loading...
loading...