Qeveria ka nevojë për Mish: Shpall tender në vlerë 40 mijë euro

Qeveria e Maqedonisë informon se nëpërmjet Shërbimit të Çështjeve të Përgjithshme dhe Çështjeve të Përbashkëta, do të blejë djathë, mish viçi, mish derri, mish qengji dhe kec në shumën afër 40 mijë euro. Qeveria ka shpallur tender për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme dhe do të zgjedhet ai që do të japë çmimin më të ulët.

Karakteristikat e kërkuara të mishit që kërkon qeveria janë të ndryshme. Sipas specifikimeve teknike, mishi duhet të merret nga kafshët e reja të moshës 12-24 muaj.StrugaLajm

Thirrja publike është shpalluar më 15 shkurt, ndërsa ofertat mund të dorëzohen deri më 7 mars./Telegrafi/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...