Qeveria vendosi, orë policore do të ketë deri më 1 qershor!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, që të vazhdohen masat restriktive, mëson TV21.

Me këtë vendim, parashihet që ora policore të vazhdohet deri më 1 qershor, në formatin e njëjtë. Do të fillojë në ora 00:00 dhe do të mbarojë në ora 04:00.

Gjithashtu, parashihet që objektet hotelerike të punojnë deri në ora 23:30.

Seanca qeveritare ende nuk ka mbaruar, dhe në kudër të saj shqyrtohen pikat e tjera të rendit të ditës.

Loading...
loading...











Loading…


loading…