QOKU:Pse Sadulla Duraku është një budall i shkallës së dytë

Bekim Qoku

Të jesh budalla nuk është pengesë në politikë, ka thënë Napoleoni.

T’i thuash z. Duraku budalla nuk ke bërë fyerje, jo kurrsesi. Është thjesht përshkrim i sjelljeve dhe bëmave të tij, ashtu siç thotë Forrest Gump: Stupid is as stupid does. Janë disa kritere, që po i plotësove do quhesh budalla. Sadullai i plotëson pjesën dërmuese të këtyre kritereve. Budallallëku nuk është mungesë dijesh apo njohurish. Ka shumë njerëz të shkolluar e të ditur, edhe njerëz nëpër pozita të larta shtetërore që bëjnë budallallëqe pa fund. Ky lloj teveqeli quhet budalla i shkallës së dytë. StrugaLajm

Sadulla Duraku në një intervistë televizive konstatoi arsimi shqip në Maqedoninë e Veriut është katandisur në një gjendje mjaft të keqe dhe se studentët shqiptarë të universiteteve të vendit janë tërësisht injorantë sa nuk janë të aftë të plotësojnë as edhe një kërkesë të thjeshtë. Por nga Sadullai si përgjegjësi kryesor që është nuk dëgjuam asnjë vetëkritikë për situatën ku është sot arsimi shqip në Maqedoni. Nuk pati asnjë shenjë reflektimi. Këtë nuk ke si ta quash ndryshe, veçse si sipmptoma budallallëku. Ai shau universitetet dhe arsimin, ofendoi studentët, jo nga cinizmi apo dyfytyrësia, por thjesht sepse është budall.

Shpresojmë dhe presim reagime nga Unionet studentore për ofendimet e ministrit të BDI-së. Shpresojmë gjithashtu që rektorët e universiteteve shqiptare që janë emëruar nga partia e ministrit të marrin në mbrojtje institucionin që ata e përfaqësojnë. Sepse budallave nuk duhet lëshuar rrugë. StrugaLajm

Një ilustrim i shkurtër:
Ta marrim si rast Artanin që sapo është diplomuar në vitin 2019. Ai sot është i moshës 21 ose 22 vjeç. Nëse shkollimin e tij e ka nis rreth moshës 6 vjeçe, kjo duhet të ketë qenë rreth vitit 2004. Ja edhe 2 vjet që Artani i ka kaluar në kopsht, na jep vitin 2002. Ky është një cikël i plotë edukativo-arsimor, nga kopshti deri në diplomim universitar i Artanit. I tërë zhvillimi i tij intelektual, Artani e ka realizuar në kohën kur në pushtet ka qenë BDI dhe Sadulla Duraku ministër i të gjitha qeverive. BDI madje ka drejtuar disa herë ministrinë e arsimit. Ka pas në dorë të organizojë, reformojë, përmirësojë, avancojë, financojë, pastaj të riorganizojë, rireformojë, ripërmirësojë, riavancojë, rifinancojë etj. arsimin, sidomos atë shqiptar.

Partia e Sadullait, BDI-ja, hyri në pushtet në kohën kur Artani u fut në kopsht dhe ka qenë 4 vjeç. Artani është diplomuar në vitin 2019 dhe BDI është ende në pushtet. Artani sot punon në Mcdonalds në Gjermani, e Sadullai vazhdon të jetë ministër, ndonëse budall.

In : Aktuale

Loading...
loading...