Qytetarët në vit hanë 70 kg bukë dhe pinë 24 litra lëngje të gazuara

Bukë, patate, oriz, mish pule, lakër, speca dhe molla janë mes prodhimeve që konsumohen më së shumti brenda vitit nga qytetarët e Maqedonisë, njofton Koha.

Statistika tregon se mesatarisht një qytetar i Maqedonisë han 70 kilogram bukë, 29.9 kilogram patate, 9 kilogram mish pule, 7.3 kilogram oriz 13.1 kilogram molla, 10.5 kilogram shalqi, 11.5 kilogram lakër, 19.7 kilogram speca dhe 14 kilogram domate.StrugaLajm

Qytetarët e Maqedonisë sipas anketës së statistikës kanë ngrënë 5.4 kilogram makaron dhe 182 vezë në vit.StrugaLajm

Djathë hanë mesatarisht 6.7 kilogram, qumësht pinë 24.3 litër, jogurt 13.8 litra, kos 5 litra…. Mes lëngjeve që pihen më shumë janë ranguar ata të gazuarit edhe atë një qytetar pinë mesatarisht 23.9 litra, 19.4 litra ujë mineral, 9.4 litra birë, 5.5 lëngje pemësh, 1.9 venë

In : Aktuale

Loading...
loading...