Qytetarët po integrohen vetë në BE, në Ballkan mbesin vetëm politikanët e korruptuar

Muhamer Pajaziti

Proces i zgjerimit të BE-së drejtë Ballkanit Perëndimor ka kohë që nga ngecur në baltë. Që nga vitet e 90 deri më sot shumë shtete të këtij rajoni akoma nuk kanë filluar negociatat për aëntarësim. Kjo për fajin e politikanëve të korruptuar dhe pa edukim profesional, të cilët për tre dekada me radhë nuk ishin të gjendje të plotësonin tre kritere bazë: krijimin e institucioneve demokratike, ekonomi funskionale dhe adoptimin e e “acquis communautaire“.

Por, përderisa politikanët e pa aftë spo mund ta integrojnë vendin, po ndodhë integrimi i qytetarëve të këtyre vendeve drejtë Shteteve Anëtare të BE-së.
Popullsia e kualifikuar e këtij rajon, përfshirë mjekët dhe të gjitha profesionet tjera për vite me radhë me aftësitë e tyre kanë arritur të integrohen me sukses në Gjermani dhe vendeve tjera të Evropës.

Ky trend i ikjes masive vazhdon edhe sot, ndërsa sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara popullsia e vendeve të rajonit pritet të zvogëlohet deri në 23 për qind. S’do mend se kjo shifër do të jetë shumë më e lartë dhe si duket po del parashikimi i shkrimtarin shqiptar, Ben Blushi se në këtë rajon do të ketë vend vetëm për politikanët e korruptuar dhe klanet zinxhirore të tyre.StrugaLajm

Në dhjetë vitet e fundit nga Maqedonia kanë ikur rreth 600 mijë qytetarë. Nga Serbia nga viti 2000 kanë janë larguar rreht 650 mijë punëtor të kualifikuar. Sipas vlerësimeve të tërthorta të institucioneve shqiptare, në vitin 2018, numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth 1,6 milionë shtetas jashtë vendit ose rreth 36 për qind të shtetasve shqiptarë gjithsej të emigruar, kryesisht pas vitit 1990 dhe në vitet e fundit. Situata është e njëjtë edhe në vende tjera të rajonit. Shumica e këtyre persona sot kanë kushte më të mira ekonomike dhe standard jetese më të mirë.

Emigrimi po godet, statistikat janë alarmanteStrugaLajm

Edhe vendet anëtare nuk po i shpëtojnë eksodit masiv të të rinjve. Në Rumani ku rroga mesatare është rreth 300 euro gjatë dhjetë viteve të fundit numri i popullsisë është zvogëluar për 12 për qind. E njëjta ka ndodhur edhe në Bullgari ku sipas statistikave zyrtare numri i popullsisë është zvogëluar për 7 për qind. Ndërkaq që nga viti 2013 kur Kroacia u anëtarësua në BE-së, këtë shtet e kanë braktisur rreth 300 mijë persona.

Politika rajonale e BE-së dhe migrimi

Për ta ndaluar migrimin dhe për të siguruar një zhvillim harmonik, BE-ja zhvillon dhe vazhdon një veprim të saj, që synon në përforcimin e kohezionit ekonomik dhe shoqëror. Kjo strategji ka për qëllim të zvogëlojë pabarazitë ndërmjet niveleve të zhvillimit të rajoneve të ndryshme, si dhe prapambetjen e rajoneve ose ishujve më pak të favorizuara, përfshirë këtu edhe zonat rurale, zonat e prekura nga tranzicioni industrial, rajonet të cilat vuajnë nga hendikepe të rënda natyrore dhe demografike. Në këtë kundërtën, mos intervenimi i BE-së në zhvillimin e këtyre rajoneve do të dëmtojë themelet e këtij organizmi, duke përfshirë tregun e saj të brendshëm dhe euro zonën, gjegjësisht monedhën euro. Në vitin 1971, këtë e kishte pohuar edhe vet komisioneri për politikat rajonale të BE-së, Albert Borschette. Sipas tij, Bashkimi monetar do të jetë i pamundur të zhvillohet dhe ekzistojë nëse kemi dallime apo disparitete të mëdha mes rajoneve të ndryshme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Buxheti i shpërndarë për politikën rajonale të Komunitetit për periudhën 2013- 2020, është rreth 400 miliard euro.I njwjti shpenzohet pwrmes fondeve strukturore tw BE-sw.
Buxheti përfaqëson rreth 40 për qind të buxhetit të Unionit dhe kësisoj është njësia e dytë për nga madhësia në buxhet. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me transferimin e këtyre parave rajoneve më të varfra, por të hollat jepet për programe apo projekte që ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapin vende të reja pune, përmirësojnë lidhjet e transportit në rajonet e largëta, ndikojnë në rritjen e numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat e pafavorizuara duke investuar në një mjedis më të pastër si dhe përmirësimin e arsimit. Ndërkaq shtetet të cilat kanë statusin kandidatë marrin asistencën nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA.
Megjithatë, këto fonde nuk po shfrytëzohen si duhet, si pasojë e ngecjes së reformave, si dhe pamundësisë për të krijuar një sistem funksional institucional, legjislativ si dhe kapacitete administrative për ti menaxhuar me sukses në favor të mirëqenies së qytetarëve. BE akoma nuk ka hartuar një strategji të qartë për të përballuar eksodet e pandalshme masive të ballkanasve dhe mungesa e një plani afatmesëm ndoshta do të vështirësojë dhe [akordojë politikat e brendshme të sigurisë dhe ato të integrimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...