Qytetet stolisen me flamuj amerikanë para votimit për ushtrinë e Kosovës (foto)

Shumë qytete kosovare sot janë stolisur me flamuj amerikanë, në shenjë falënderimi për SHBA-në, për mbështetjen për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Flamuj amerikanë valojnë nëpër tërë sheshin e Prishtinës, si deh prëgjatë bulevardeve “Xhorxh Bush” dhe “Bill Klinton”, ndërsa flamuri i SHBA-së është vendosur edhe para Qeverisë së kosovës, së bashku me atë kosovar, shqiptar dhe flamujt e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Mediumet lajmërojnë se me flamuj amerikanë janë stolisur edhe qendrat e disa qyteteve të tjera kosovare.
Kuvendi i Kosovës, të premten duhet ta rrumbullakësojë procedurën ligjore me votimin e pakos së ligjeve, me të cilat Forcat e deritanishme të Sigurisë së Kosovës (FSK) praktikisht transformohen në ushtri të Kosovës.StrugaLajm

Mbështetjen më të madhe për formimin e forcave të armatosura të Kosovës jep SHBA-ja, ndërsa ambasadori i sapoemëruar amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet, këto ditë deklaroi se Uashingtoni konsideron se Kosova duhet të ketë ushtri të veten.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...